Pak kohë më parë folëm për mënyrën se si xhirohen skenat e seksit në botën hollivudiane, e jo vetëm. Vështirësitë që duhet të kalonin aktorët nuk ishin të pakta, por në këtë drejtim nuk mbetet prapa as grupi i xhirimit. Nga ana tjetër, skenat erotike janë një pjesë e pandashme e kinemasë, e i kanë fillimet në ekranin e madh që në periudhën e filmave pa zë (edhe pse në atë kohë, shumë herë më të rezervuar).
Tashmë, seksi në botën e filmit është kthyer në diçka mjaft të zakonshme, sidomos kur bëjmë fjalë për filma pretendentë jo vetëm për çmime, por edhe për jetëgjatësi. Kështu, kemi parë me qindra skena erotike, por ndoshta nuk ja u ka marrë mendja që në disa prej tyre aktorët janë detyruar të kryejnë marrëdhënie realisht! Kjo, ndikuar nga shumë faktorë, ku natyrisht përfshihet edhe kërkesa e regjisorit.
Më poshtë do të gjeni listën e dymbëdhjetë filmave, ku skenat e seksit kanë ndodhur realisht, dhe besojmë se e prisni që në dy prej të listuarve, prapa gjendet emri i Lars von Trier…shikim të këndshëm!



















