Nga Abu Dhabi në Tel Aviv, duke kaluar Teheranin dhe Ammanin, ekspozitat më interesante të veprave të artit nga e gjithë bota.
Jo vetëm rrokaqiej mbresëlënës apo shkretëtirë e thatë, por muzetë arkitektura dhe inxhinieria e të cilëve, sidomos në disa raste, tejkalojn fantazitë më ambicioze duke pritur veprat e artit bashkëkohor të artistëve të mëdhenj si Warhol ose Rothko. Le të shohim disa qytete në Lindjen e Mesme dhe disa kryevepra, në një galeri.
Abu Dhabi
Në ekspozitë në Luvrin e sapoçelur në Abu Dhabi janë ekspozuar nga objektet prehistorike deri te veprat bashkëkohore të porositura në mënyrë specifike për muzeun. Në galeritë, të cilat janë kronologjike dhe tematike, ato janë vendosur në Manet, në Gauguin, si dhe në instalimin monumental të artistit Ai Weiwei (1957). Nga Giuseppe Penone (1947) janë: “Gjethe të dritës” (2017), një pemë e madhe bronzi me pasqyra të vendosura në degët e saj për të pasqyruar “shiun e dritës”, “Përhapja” (2017), një mur i pllakave porcelani Sèvres që rikrijojnë qarqe koncentrike të projektuara në sajë të gjurmëve të gishtave digjitale të Sheikut Sheikh Zayed.
Jean Nouvel, arkitekt i Luvrit në Abu Dhabi, paraqet në shtyp muzeun arab më 22 shtator 2017 në Paris, Francë.
Një pamje e përgjithshme e një pjese të Muzeut të Luvrit në Abu Dhabi, i projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, më 7 nëntor 2017, në prag të inaugurimit të muzeut në ishullin Saadiyat në kryeqytetin e Emirateve Arabe.
Një pamje e përgjithshme e një pjese të Muzeut të Luvrit në Abu Dhabi, i projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, më 8 nëntor 2017, para inaugurimit të muzeut në ishullin Saadiyat në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas më shumë se një dekade pune, Luvri në Abu Dhabi hapi emrin e Luvrit për herë të parë në botën arabe.
Pamje e përgjithshme e një pjese të Muzeut të Luvrit në Abu Dhabi, projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel, 7 nëntor 2017, në prag të hapjes zyrtare të muzeut në ishullin Saadiyat, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Një burrë pastron në Muzeun e Luvrit në Abu Dhabi, 6 nëntor 2017.
Panorama e një salle të Muzeut të Luvrit në Abu Dhabi, 6 nëntor 2017.
Një roje sigurie shikon veprën “Untitled Anthropometry Ant 110” nga artisti Yves Klein në një galeri në Muzeun e Luvrit në Abu Dhabi, gjatë një turneu shtypi më 6 nëntor 2017.
Vizitorët e Luvrit në Abu Dhabi, të dizajnuara nga arkitekti francez Jean Nouvel, gjatë një turneu shtypi para hapjes zyrtare të muzeut në ishullin Saadiyat, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, më 8 nëntor 2017.
Një grua shikon një skulpturë të quajtur “Kuajt e Diellit” nga artisti francez Gilles Guerin në Muzeun e Luvrit në Abu Dhabi, gjatë një turneu shtypi më 6 nëntor 2017.
Një vepër e titulluar “Big Electric Chair”nga artisti amerikan Andy Warhol është ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Abu Dhabi, në një turne shtypi më 6 nëntor 2017, përpara hapjes zyrtare të muzeut në ishullin Saadiyat, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rrezet e diellit hynin nëpër një kube të dyfishtë të shpuar në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi në ngjarjen para hapjes, më 7 nëntor 2017.
Tehran
Është koleksioni më i rafinuar i artit modern jashtë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, i cili përfshin veprat e Jackson Pollock, Francis Bacon, Andy Warhol dhe Mark Rothko, Roy Lichtenstein. Veprat e këtyre artistëve të mëdhenj që kanë mbetur nw pluhur për 30 vjet në bodrumin e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Teheran, vetëm 3 janë ekspozuar në dhomat kryesore të ndërtesës. Censorët që i kishin klasifikuar ato jo-islamike, pornografike ose shumë afër botës së homoseksualëve për disa vite vendosën që t’i ekspozonin ato tek publiku së bashku me veprat e tjera lokale të artit.
Portrete të Maos nga Andi Warhol, një vepër e krijuar në vitin 1972 dhe ekspozuar në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Teheranit për ekspozitën e Lëvizjes Moderne të Artit. Koleksioni jashtëzakonisht i rrallë i artit modern dhe bashkëkohor të muzeut është ekspozuar prej vitesh në Iran
Instalimi i artistt iranian Hossein Khosrojerdi, gjatë ekspozitës “Manifestimet e Artit Bashkëkohor në Iran” në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Teheranit
Një grua shikon pikturën “Baubess” nga Jean-Paul Riopelle (1956) e ekspozuar në Lëvizjen e Artit Modern në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Teheranit
“Përtej trupit tim të vdekur” nga artisti britanik Mona Hatoum në ekspozitën britanike të skulpturës në shekullin e 20 në muzeun e artit bashkëkohor të Teheranit
Instalazioni “Red on Green” nga artisti britanik Anya Gallaccio, i përbërë nga 10.000 trëndafila në ekspozitën e shekullit të 20-të në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Teheranit
Ministri iranian i kulturës Ali Jannati (i dyti nga R) shikon “Mural on Indian Red Ground” nga artisti amerikan Jackson (1950) gjatë ceremonisë së hapjes së një ekspozite moderne të artit në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Teheran (TMOCA ), 20 nëntor 2015.
Tel Aviv
Një nga institucionet më të rëndësishme artistike dhe kulturore të Izraelit mbledh brenda vetes vepra moderne dhe bashkëkohore të artit. Në vitin 1932, në Tel Aviv, kryebashkiaku i parë i qytetit Meir Dizengoff, donte që shtëpia e tij private në Rothschild Boulevard të njihej si një muze, duke pasur parasysh veprat që përmbante. Me kalimin e kohës, muzeu ka ndryshuar vendndodhjen e tij dhe është zhvilluar në tri ndërtesa kryesore: Helena Rubinstein Pavilion for Contemporary Art (Paviioni Helena Rubinstein për Art Bashkëkohor), e ndërtuar në vitin 1959 në zemër të qytetit, ndërtesa e afërt Shaul Hamelech Boulevard u hap në vitin 1971 dhe ndërtesa e re Herta dhe Paul Amir (Herta e Paul Amir Building), inauguruar në vjeshtën e vitit 2011. Tw tre strukturat përfshijnë veprat e impresionistwve, expresionistwve, kubistwve dhe futuristwve, deri në pop art dhe avant-gardë.
Vepra e artistit francez Louise Bourgeois me titull “Së bashku”, e cila është ekspozuar në ekspozitën “Twosome” në Muzeun e Artit Tel Aviv – 6 shtator 2017.
Vepra e artistit francez Louise Bourgeois me titull “Spider Couple”, e cila është ekspozuar në ekspozitën “Twosome” në Muzeun e Artit Tel Aviv – 6 shtator 2017
Amman
Galeria e Arteve të Bukura të Jordanisë në Amman është një nga muzetë kryesore të artit në Lindjen e Mesme. Koleksioni i saj i përhershëm i punimeve moderne dhe bashkëkohore të artit nga e gjithë bota është i njohur ndërkombëtarisht. Koleksioni përfshin mbi 2800 vepra, duke përfshirë pikturën, skulpturën, artin video, instalimet, artet grafike dhe fotografitë e mbi 1000 artistëve nga 66 vende, kryesisht në Azi dhe Afrikë.



















