Sa herë flasim për evente të të tilla përmasave, vëmendjen fillimsht e tërheqin yjet me paraitjet e tyre. Vetëm se këtë herë, ndryshe nga çdo vit tjetër, aktoret morën gjithë peshën e mundshme për të nxjerrë në pah atë çka u përfol aq shumë në 2017-tën: ngacmimet seksuale në Hollywood, dhe jo vetëm! Kështu, të bashkuara për të dhënë një mesazh të qartë dhe kurajo e shpresë për të tjera femra kudo në botë, disa nga emrat më të njohur të kinematografisë nuk morën shoqërues për parakalimin në tapetin e kuq, por preferuan që të shfaqeshin në sytë e publikur krahë kolegeve dhe mikeshave të tyre.
Edhe fjalimet e mbajtura ga disa nga divat e ekranit përcillnin të njejtin qendrim, e kjo në fakt nuk ishte krejt e papritur. Ishte fillimisht Reese Witherspoon ajo që organizoi krijimin e disa karficave me kokë, që aktoret do t’i mbanin me vete gjatë zhvillimit të këtij eventi. Çështja e Harvey Weinstein solli shumë polemika në jetën publike të yjeve, e që nga ajo kohë ngacmimet seksuale janë shndërruar në një çështje vërtetë madhore. Tashmë, me ardhjen e shkurtit pritet që të njejtat mesazhe të vijnë edhe nga skena salla gjigante e ndarjes së çmimeve Oscar.
Por, përpos të gjitha këtyre mesazheve e shumëçka tjetër, në fund të fundit ‘Golden Globes’ mbetet evenimenti i ndarjes së çmimeve për kinematografinë. Kush triumfoi këtë vit? Më poshtë do të gjeni listën e plotë për secilën kategori:
Aktorja më e mirë për episode televizivë apo seriale
Nicole Kidman, ‘Big Little Lies’
Aktori më i mirë suportues në një film artistik (dramë)
Sam Rockëell, ‘Three Billboards Outside Ebbing, Missouri’
Aktorja më e mirë në serial televiziv (muzikal/komedi)
Rachel Brosnahan, ‘The Marvelous Mrs. Maisel’
Aktorja më e mirë në serial televiziv
Elisabeth Moss, ‘The Handmaid’s Tale’
Aktori më i mirë në serial televiziv
Sterling K. Brown, ‘This Is Us’
Seriali më i mirë (dramë)
‘The Handmaid’s Tale’
Aktori më i mirë suportues në episode televizive
Alexander Skarsgard, ‘Big Little Lies’
Kolona zanore më e mirë
Alexandre Desplat, ‘The Shape of Water’
Kënga më e mirë origjinale
This is me, ‘The Greatest Showman’
Aktori më i mirë (muzikal/komedi)
James Franco, ‘The Disaster Artist’
Aktorja më e mirë suportuese në role episodike apo film televiziv
Laura Dern, ‘Big Little Lies’
Filmi më i mirë i animuar
‘Coco’
Aktorja më e mirë suportuese në film artistik (dramë)
Allison Janney, ‘I, Tonya’
Skenari më i mirë
‘Three Billboard Outside Ebbing, Missouri’
Filmi më i mirë i huaj
‘In The Fade’
Aktori më i mirë në mini-seriale ose film televiziv
Eëan McGregor, ‘Fargo’
Seriali më i mirë televiziv (komedi)
‘The Marvelous Mrs. Maisel’
Aktori më i mirë në serial televiziv (muzikal/komedi)
Aziz Ansari, ‘Master of None’
Regjisori më i mirë
Guillermo del Toro, ‘The Shape of Water’
Aktorja më e mirë në film (komedi/muzikal)
Saoirse Ronan, ‘Lady Bird’
Filmi më i mirë (komedi/muzikal)
‘Lady Bird’
Aktori më i mirë (dramë)
Gary Oldman, ‘Darkest Hour’
Aktorja më e mirë (dramë)
Frances McDormand, ‘Three Billboards Outside Ebbing, Missouri’
Filmi më i mirë (dramë)
‘Three Billboards Outside Ebbing, Missouri’



















