Janë mendja drejtuese dhe krijuese pas çdo prodhimi kinematografik. Edhe pse për realizimin e një filmi punojnë departamente të tëra, në fund, gjithçka mbetet, është miratimi dhe idetë e regjisorit. Sigurisht, një moto e tillë nuk intereson shumë në biznesin hollivudian, por historia e kinemasë nuk e favorizon së tepërmi atë çka po shohim sot në tregun e filmit.
Kemi parë imazhe nga më të ndryshmet për sa i përket emrave më të mëdhënj të kinematografisë, e shumë herë gjithçka lidhet me praninë e kamerës dhe mjeteve të tjera të sheshxhirimit përreth. Përpos aktorëve, janë dhe regjisorët ata që kanë të arkivuara disa foto krejt ndryshe nga të tjerat. Disa i quajnë ‘epike’, me aq peshë sa ka marrë kjo fjalë së fundmi referuar asaj çka shohim në internet. Nga ana tjetër, nuk mund ta mohojmë se disa nga emrat më të njohur të botës së filmit kanë patur vërtetë sens humori, kur ka ardhur puna tek fotografitë personale.
Ne sot kemi përzgjedhur dhjetë prej fotove më të këndshme të regjisorëve të ndryshëm, në sheshxhirime ose jo, por që do të dhurojnë buzëqeshje në fytyrat e kinefilëve. Cili është i preferuari juaj?



















