KreuArt

Ismail Kadare nominohet për çmimin e letërsisë EBRD 2018

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është mes emrave të nominuar për të marrë çmimin e letërsisë EBRD 2018. Nga 12 autorë, juria e këtij cmimi ka zgjedhur që mes emrave të përzgjedhur të ishte edhe emri i shkrimtarit shqiptar.

Kadare e ka marrë këtë nominim për veprën e tij “Kamarja e turpit”, e cila është përkthyer edhe në anglisht nga John Hodgson dhe është botuar nga shtëpia boturse “Penguin”.

Nisma për dhënien e këtij çmimi ka filluar në 2017 nga Banka Europiane dhe sipas një deklarate të saj, ky çmim i cili ka një vlerë monetare prej 20 mijë euro, është një mundësi unike për të reflektuar kulturën dhe kreativietin e pothuajse 40 vende ku investon kjo bankë.

Për të mësuar nëse Kadare do ta fitojë këtë çmim apo jo do të na duhet të presim deri në 10 prill.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF