KreuArt

Ndahet nga jeta ikona kinematografike Idrissa Ouedraogo

Regjisori dhe producenti i njohur afrikan nga Burkina Faso, Idrissa Ouedraogo, i cili është konsideruar si një ikonë kinematografike e vendit të tij,  vdiq sot në Ugadugu, në moshën 64-vjeçare, njoftoi Bashkimi Kombëtar i Kineastëve i vendit afrikan.

Figurë emblematike e kinemasë afrikane gjatë viteve 1980-2000, autor i 40 filmave, Idrissa Ouedraogo ka marrë pjesë në festivalet më të mëdhenj të filmave duke u vlerësuar edhe me Çmimin e Madh të Jurisë në Kanë për filmin e vitit 1990 “Tilai”.

”Ai vdiq sot në një klinikë në Ugadugu”, sipas Bashkimit Kombëtar të Kineastëve të Burkina Fasos. Idrissa Ouedraogo filloi karrierën kinematografike në vitin 1981 me filmin “Poko”. Më pas ai realizoi filma me tema sociale si “Yam daabo” (”Zgjidhja”) apo “Yaaba” (”Gjyshja”).

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF