Kur ftesa për çeljen e dyqanit më të ri të brandit italian “Alviero Martini 1a Classe” mbërriti në inbox-in tim, e dija që një event elegant priste gjithë të ftuarit! Dhe sigurisht që intutita nuk më gaboji! Edhe këtë herë drejtueset e suksesshme shqiptare të këtij brandi, Migena Sherko dhe Eleni Zbogo kishin realizuar diçka krejt të veçantë!
Teksa mbërrita në katin zero dhe u drejtova sipas koordinatave për tek korridori, ku duhet të ishte dyqani një ‘backdrop’ i madh më lajmëroji se kisha mbërritur në destinacion! Dritat e ngrohta, tavolinat e dekoruara plot shije, ku hartat identifikuese i ndeshje jo vetëm në veshje, por dhe në dekor, ekspozeja e aksesorëve më intersantë të sezonit, lulet e freskëta dhe kamarierët që të uronin mirëseardhjen me një gotë proseko ishin gjithçka për të treguar se një pasdite e bukur sapo kishte nisur! Mandej, dyqani i ri, një mrekulli më vete! I ngjashëm dhe i pangjashëm me tre simotrat e veta në Tiranë, (dyqanet tek Libri Universitar, Qendra Tregtare Ring dhe Toptani), ky dyqan dukej se ecte si filozofia e Alviero Martini 1a Classe, që nga viti në vit vendos standarde të reja në cilësi dhe tendencë!
Me një frymë përpiva me sy gjithçka të ekspozuar, teksa kalova me dorë fustanet e verës, një këmishë elegante, më tej një xhaketë shume fine, çantat gjithë jetë me ngjyra nga pasteli tek e kuqja, e deri tek shajet e mëndafshtë dhe ja… lista e të preferuarave u bë!
Çdo gjë dukej e bukur, kuruar gjithë finesë.
Takimi me mikeshat e ftuara dhe ca biseda të shkujdesura e kompletonin mësë miri këtë pasdite! Gjithçka dukej kaq perfekte! Të ftuarit vinin kohë pas kohe dhe thuajse të gjithë ndanin të njëjtat përshtypje! Gjatë kësaj atmosfere të ngrohtë Migena me një bllok në dorë na kërkoji të shkruanim emrat tanë për të marrë pjesë në shorteun e festës, ku do të jepej një valixhe udhëtimi Alviero Martini 1a Classe. Kush nuk e ka ëndërruar në fakt një valixhe të tillë luksi?! Teksa lëviz nëpër aeroport dhe harta rrëmben vëmendjen e çdo kalimtari!
Me fat ai që do të fitojë këtë llotari!
Por, vetëm të pafat që nuk kishte në këtë pasdite! Çdo blerës i një produkti pati dhuratë nga aksesorët elegant të firmës byrzylykë dhe shaje! Mua më rra i preferuari, një shall turkuaz! Në kulmin e mbrëmjes Eleni dhe Migena realizojnë shorteun! Dhespina, vajza e Elenit zgjedh emrin që do të mbajë valixhen e mrekullueshme!
Të gjithë ndahen me shijen e mirë që la kjo pasdite dhe kënaqësinë se kjo shtëpi e re e Alviero Martini 1a Classe do të jetë destinacion edhe i më shumë njerëzve në vijim!
Franceska ConikuMigena Sherko, Eleni Zbogo dhe Dhespina Duni
Milena Harito, Manjola dhe Emona BegolliIlda Lumani dhe Albina Ahmetaj
Ilda Lumani, Vangji Telo dhe Lira Canga
Migena Sherko, Eleni Zbogo dhe Dhespina Duni
Ledina Tarifa, Katerina Xhelili, Enada At’Nikolla, Migena Sherko, Eleni Zbogo, Albina Ahmetaj, Sonila Meqemea
Migena Sherko, Eleni Zbogo dhe Enada At’Nikolla



















