Emri i saj u bë i famshëm që në pasarelat e firmave më në zë të momentit. Me sete të shumta fotografike, role në kinematografi, si dhe një jetë personale të mbushur me histori pafund, Cara Delevingne mbetet një ndër ikonat e padikskutueshme të modës. Stili i saj ka frymëzuar shumë vajza të reja, ndërsa kemi parë një dëshirë të vazhdueshme për eksperimentimin me look-un.
E mbani mend kur Cara u shfaq me flokët e prerë pothuajse zero në Met Gala 2017? U surprizuam, por modelja nuk ngurroi aspak të ekspozohej më ekstravagante se kurrë në një nga eventet më të rëndësishme të vitit. Duke ndryshuar gjatësinë shumë herë në një periudhë të shkurtër, Cara na ka mësuar se stilet e flokëve mund të jenë nga më të ndryshmet, edhe duke ruajtur pothuajse të njejtën nuancë.
Nëse po kërkoni inspirim për modelin ideal të verës, ju sugjerojmë të shihni fotot e mëposhtme. Sepse Delevingne është gjithmonë ‘in’!














