KreuFashion

Ky është fustani i ZARA-s, pas të cilit po çmenden shumica e vajzave!

ZARA pritet të dominojë sërish për sezonin aktual dhe atë pasardhësin. E mbani mend tendencën e fustaneve blu dhe të kuq me vija, që u veshën sa në pranverë, verë, aq dhe në nisje të vjeshtës? Eh, këtë herë ZARA vjen me një tjetër model.

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

Emri më i dashur i veshjeve ka sjellë në vëmendje një tjetër dizenjo: kuadratët e zinj, të printuara në copën e bardhë. Veçantia e fustanit nuk qendron vetëm në prerjen apostafat për të shpërfaqur elegancën femërore, por edhe tek rripi në mes, ideuar për të konturuar edhe më tej belin. Në dukje i rehatshëm dhe plot stil, këtë krijim do ta doni edhe më shumë kur të mësoni se mbart xhepa të fshehtë në të dyja anët e prerjes. Me atlete, sandale ose kambale pranverore, fustani do të qendrojë në trup me po aq perfeksion saç e kishit imagjinuar.

Disa nga influencueset ndërkombëtare i janë drejtuar një blerje të tillë, duke bërë që shumë vajza të rendin pas këtij modeli. Ideal për këtë periudhë të vitit, apo jo?