Kur flasim për paraqitjen, mendojmë të kujdesemi me detaje. Mes kombinimit të stileve e ngjyrave, çfarë na merr edhe më shumë kohë është përzgjedhja e aksesorëve. Duken si ndër elementet më të vogla, por janë më të rëndësishmet.
Këtë herë, ekspertët kanë diçka për të thënë. Nëse dëshironi të dukeni vërtetë një vajzë e kujdesshme për look-un, atëherë duhet të hiqni dorë menjëherë patjetër nga lidhëset e flokëve tek kyçi i dorës. E përdorin pothuajse të gjitha femrat, pasi është një metodë tejet praktike që lehtëson punë, por ja që dëmton imazhin së jashtmi. Ekspertët shpjegojnë se materiali i llastikut nuk përputhet aspak me shkëlqimin e bizhuterive, e kjo stonon jo pak kur sheh me detaje kombinimin e zgjedhur.
Kështu, nëse dëshironi të bëni një ndryshim, nisni nga kjo. Ka plot vend në çantë edhe për një llastik, apo jo?



















