Industria e modës ndonjëherë është e çuditshme. Mos më thoni që nuk keni menduar kurrë, teksa keni qënë duke parë një pasarelë mode, ‘po kush dreqin mund t’i veshë këto rroba?’.
E në fakt, me shumë gjasa mund të keni qenë pikërisht ju që i keni veshur ato ‘çmenduri’ që patë nëpër pasarela, aq më tepër nëse jeni i/e fiksuar pas modës. Sepse duket se kjo industri ka një fuqi të çuditshme për të ‘detyruar’ ndjekësit e modës të pranojnë trendet e reja, që ndonjëehrë janë aq të pakuptimta sa është e vëshrtirë për të kuptuar qëllimin e atyre krijimeve.
Pasi të shihni fotot më poshtë, na thoni pak ju lutem, më së shumti ju që ndiqni modën, a do t’i vishnit këto trende të kohëve të fundit, apo hoqët dorë përfundimisht nga moda ?



















