KreuFashion

Aksesorë të veçantë për një dasmë të veçantë, ja një nga këshillat tona!

Dasmat janë të bukura dhe për këtë kushdo që pyetet bie dakord. Të gjithë mezi presim të na ftojnë në një dasmë dhe sapo marrim ftesën mendojmë sesi do jetë gjithçka. Për të gjithë të ftuarit është një çast gëzimi dhe argëtimi, por për ata që martohen përveç gëzimit të ditës së tyre të madhe kanë stresin që gjithçka të dali me sukses.

Sot kemi zgjedhur të flasim për një detaj të dasmës që është bonboniera. Bonbonierat janë zakonisht të mbushura me ëmbëlsira ose me fruta të sheqerosura dhe jepen në fund të dasmës nga çifti si kujtim dhe falënderim për të gjithë të pranishmit.

Bonbonierat janë padyshim kujtimi më jetëgjatë i martesës dhe gjen gjithmonë vend si dekor në shtëpinë e të sapomartuarve dhe të ftuarve.

Përveç bonbonierës tradicionale, alternativë interesante është bonboniera solide për të cilën ne do t’iu sjellim disa ide.

Ky aksesorë nuk ka pse të jetë i kushtueshëm. Ka shumë mënyra sesi mund të krijohet një bonbonierë dhe nëse ju pëlqejnë gjërat e personalizuara ne ju sjellim një galeri me ide sesi mund të krijoni këtë aksesorë të bukur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF