KreuFashion

Bizhu transparente, zgjedhja perfekte për në verë!

Mund të keni menduar ngjyrat e ndezura, apo modelet e ngarkuara të aksesorëve që do t’i shkonin shumë stinës së bukur të verës, apo plazhit e pishinës, por nuk e di nëse e keni menduar ndonjëherë se sa do t’i shkonte nje ‘look-u’ vere, një apo disa bizhuteri transparente. Sepse këto bizhu delikate, me efekt transparent prej xhami, kuarci dhe plastike transparente janë një vështrim i së ardhmes, perfekte për të tërhequr vëmendjen me një lëkurë të bronxtë këtë verë.

Vathë transparentë Medium Jelly.

Byzylyk akrilik transparent Vista me një piramidë në qendër.

Vathë me shtresa ngjyrash.

Byzylyk transparent Thick Rod.

Vathë kuarzi dhe floriri

Byzylyk i ngjyrosur Glass Organic Band.

Vath transparentë prej xhami

Gjerdan prej ari.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF