Disa nuk e vrasin mendjen, por ka dhe ato që e duan një peshqir të mirë si pjesë e arsenalit të aksesorëve shoqërues kur zbresin buzë detit.
Tendencat janë nga më të çuditshmet, përfshirë dhe peshqirët e frymëzuar nga qilimat me motive persiane. Vijat janë shumë in- këtë vit, së bashku me format gjeometrike. Ngjyrat e ngrohta po ashtu, edhe pse bezha e zbehtë apo kombinimet e kontrastit nuk do të jenë asnjëherë demode.
Vajzat më të guximshmet pastaj mund ta gjejnë veten rehat duke u shtrirë mbi imitimin e një lëkure tigri.



















