KreuFashion

Tendencat e 2018-s, ja si të vishesh me stil!

Me ardhjen e verës të gjitha vajzat ndjehen sikur janë në një pasarelë. Një zë në kokë na jep alarmin për t’u dukur më bukur sesa kurrë më parë dhe kur mendojmë për t’u dukur bukur mendojmë menjëherë për veshjen.

Shqetësimit tonë për t’u dukur gjithmonë mahnitëse i ka dhënë zgjidhje blogeria e modës, Xhoia Dumi, e cila ndan me ne disa nga tendencat më të fundit të modës, por paçka zhvillimeve më të fundit në pasarela ajo ju bën thirrje të gjitha vajzave që më e rëndësishmja nga të gjitha është të jenë gjithmonë vetvetja dhe të prezantohen para botës me stilin e tyre unik!

Të gjithë me vrap pas trendeve, por ti edukohu me modën e përjetshme!

2018-ën mund ta cilësojmë padyshim si vitin që po i jep mundësinë çdo individi që të jetë në linjë me modën e fundit. Nisi në dimër me copat dhe printet e kafshëve, leopard, zebër, i pamë në pasarelat e Victoria Beckham, Calvin Klein, Givenchy, Balenciaga dhe Tom Ford.

 

 

Më pas kaloi nga ky trend pak ekstravagant në atë ku humbet silueta e trupit të një gruaje, veshjet oversize ose ndryshe ato modeste në pasarelat e Valentinos, Erdem etj.  U rikthyen vitet ‘80 nga Miu Miu me xhaketat me kudrata (Tweed coat), e më pas kaluam nga thekët tek shkëlqimi për të ardhur në risitë e verës 2018.

 

Këtë stinë që mezi po e presim dhe pse shiu ndërhyn herë pas here dhe kështu na “detyron” të bëjmë një mix stilesh, përsëri nuk na mungojnë ngjyrat pastel, teminat, xixat, shkëlqimi, kuadratat, veshjet e tejdukshme që ngjasojnë me plastikën (te Fendi, Calvin Klein) dhe mos të harrojmë thekët të Bottega Veneta, Loewe, Celine, dhe ngjyrat e theksuara, tylin, fundet me pala dhe flutura!

 

 

Sa shumë rrëmujë në modën e sotme! Do të thoja shumë rrëmujë pa rezultat! Ju do të mendoni kush jam unë që po vë ne dyshim firma ndërkombëtare, të cilat i ndjek një botë e tërë?! Pikërisht këtu qëndron çelësi, Ti mos ndiq botën dhe as mua, por ndiq stilin tënd që kurrë nuk do ti iki koha!

Disa nga markat minimaliste që ju bëjnë të ndjeheni dhe të dukeni elegante, të kuruara, të thjeshta, por shumë të veçanta janë ato, të cilat nuk ja dëgjoni emrin përditë por famën e kanë më të kufizuar!

 

COS vjen këtë verë duke bere pjesë të saj trendet që përmendëm më lartë, por më shumë delikatesë dhe pa berë zhurmë. Të njëjtën gjë mund të themi për ACHRO, ARIAS, ARJE, MONOGRAPHIE dhe THE GREAT EROS.

Ju këshilloj të qëndroni vetvetja, të jeni të veçantë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF