KreuFashion

A do ta lërë ai gruan për mua? Jo!”P..” e vogël, pergjigjet psikologia

E di që është e gabuar por përsëri dua të jem me të.

E dashur E.Jean: kohët e fundit unë dhe shokët e mi shkuam nëVegas për të festuar 23vjetorin tim. Ndërsa ishim duke pirë dhekërcyer takova një djalë. U pëlqyem menjëherë. Shkova në hoteline tij dhe një gjë solli tjetrën. Ditën tjetër shkuam bashkë nëpishinën e hotelit, pimë kokteje, shëtitëm, dhe floën rreth jetës. Gjithçka shkonte shumë mirë. Mendova me të vërtetë se ai ishte I duhuri. Ditën tjetër, planifikuam të takoheshim në L.A. E shoqërova në aeroport dhe të dy shkuam në shtëpitë tonaunë nëDenver, ai në L.A. 24 orë më vonë, mora një telefonatë. Nuk e njihja numrin, u përgjigja gjithsesi dhe ishte gruaja e tij! Më tha se kishin 10 vjet të martuar dhe kishin 3 fëmijë të moshës katër, dy dhe gjashtë muaj. U ndejva kaq fajtore! Por brenda vetes ndjeva se duhet të dëgjoja historinë sipas versionit te tij.

Ai më tha që martesa e tyre varej në një fije peri, që ai flinte nëbodrum dhe më premtoi se po ndahej. Rrëfimi I tij na bashkoi më shumë dhe menjëherë u nisa për në L.A. Ishte e mrekullueshme! Fatkeqësisht gruaja e tij e mori vesh dhe më telefonoi e xhindosur duke më thënë se unë akoma dilja me burrin e saj! U shokova. I thashë se më vinte keq, por gjendesha atje për mbështetje morale pasi ata po ndaheshin. Kjo e inatosi edhe më shumë atë sepse si duket i kishte thënë asaj se nuk mund të bënte asgjë pasi unë përpiqesha ta kontaktoja. E kuptoj se ai po vepron gabim por kjo nuk më ndalon ti rri larg. Ai më bën të lumtur! Unë e bëj atë të lumtur! Por ai më la të hënën e kaluar. Tha se duhet të vendosë familjen në vend të parë. Shpresoj që ata të ndahen dhe ne të përfundojmë bashkë. A është kjo e gabuar? Dua ti shkruaj mesazhe ose ti telefonoj. Çfarë të bëj? Ne duhemi! 

Përgjigja:

Ti prostitutë e vogël! Rregulli: Kurrë mos shko me burrin e njëgruaje tjetër. Nuk më intereson se çfarë të tha ai. Oh ,e di në fillim nuk e dije por hajde tani. Mblidhe mendjen. Kanë një bebe vetëm 6 muajsh një tjetër 2 dhe një 4 vjeçar. Jepi njëmundësi kësaj familjeje të re. Ku është loja e drejtë këtu? Mashtruese. Nuk do të jetë e lehtë. Mbaji mend fjalët e mia, pas një jave horri do të të telefonojë. ‘ E bëra’, do thotë. E lashë atë. Mos e beso. Ai është një bastard do thotë trillime.ai do largohet dhe do kthehet te gruaja e tij shumë herë, përçdo vit vjen dhe shumë gra do lëndohen. Mos ji një ngaato.

Kjo letër është marrë nga Ask E. Jean 

Elle

te ngjashme

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF