KreuFashion

5 veshjet që vajzat i urrejnë tek djemtë!

Djemtë kanë filluar ta ndjekin shumë modën, fatmirësisht. Por, tani duhet thënë që ndonjëherë e ekzagjërojnë, apo jo vajza?

Sigurisht nuk është një pamje aspak e bukur kur t’i shikon një mashkull me xhinset më të ngushta se një femër, i cili ekspozon të pasmet që nuk ka dhe këmbët jo dhe shumë të drejta. Aq më tepër me pantallona të shkurtra. Ok, i pranojmë pantallonat deri mbi gju, por aq, as një cm më të shkurtra. Nuk janë aspak tërheqës.

Prandaj çuna, më poshtë ne po ju japim disa veshje që vajzat i kanë shumë inat t’i shohin tek ju. Nëse i keni blerë, zhdukini sa më parë nga gardëroba juaj.

Pantallonat shumë të shkurtra

Shapkat me gisht

Rripat me togëza të mëdha

Xhinset shumë të ngushta

Shapkat ose sandalet me çorape