Duke qenë se trajtimet e bukuritë janë të kushtueshme, pjesa më e madhe e grave dhe vajzave marrin këshilla nga blogeret e njohura, ose nëpërmjet videove në Youtube ku jepen maska të ndryshme për fytrën, trupin.
Me këtë sasi informacioni që ka në ditët e sotme, është shumë e lehtë për të gjetur atë se çfarë kërkoni dhe duket sikur nuk ka asgjë që nuk dini. Por ne do t’ju sjellim një sekret bukurie, që me siguri nuk ishit në dijeni.
Nëse depiloheni në zonën intime me brisk, ju e dini që lëkura juaj do të irritohet, do të ndjeni dhimbje dhe kruajtje, por gjithashtu do t’ju krijohen edhe disa puçra të kuqe…dhe kështu pushimet tuaja “shkatërrohen”. Por, mos u shqetësoni se ne do ju japim një zgjidhje shumë të lehtë. Merrni një luleshtryshe dhe aplikojeni në zonën që keni djegje. Lërini për 10-15 minuta.
Efektet e dobishme të luleshtrydhes lidhen me vetitë e saj anti-inflamatore dhe antioksiduese.



















