KreuFashion

Këto pantallona të Pipa Middelton duhet t’i kemi patjetër në garderobën tuaj!

Pipa Middleton nuk po e lejon që shtatzënia t’i ndryshojë stilin e të veshurit. Nëse shumë vajza, zgjedhin të heqin dorë nga pantallonat në muajin e tretë të shtatzënisë, Pipa thuhet se është katër muajshe dhe megjithatë është shumë elegante si gjithmonë.

Motra e dukeshës Kate Middleton kishte veshur një xhaketë ngjyrë blu, kombinuar me një palë pantallona me kuadrate të vogla të bardha dhe të zeza, të gjata deri tek kyçi i këmbës. Nëse nuk do e dinim, as nuk do e kishim menduar që Pipa është në pritje të ëmbël.

Këto pantallona duhet t’i kemi patjetër në garderobën tonë verore. Në këtë kohë kur nuk mundesh që të veshësh xinse, por njëkohësisht puna të detyron që të vishesh serioze, këto pantallona janë zgjedhja perfekte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF