Koha e flokëve të shkurtra? Jo sipas Bella Hadid. Supermodelja, të cilën e kemi parë gjithmonë me flokë mbi supe e më shumë se kaq, u shfaq në festën e Dior me flokë të gjata që mbërrinin deri në mes. Me një fustantë zi me frunda, dhe extension-s të dallgëzuara,
Bella ishte rrezëllitëse, por mbi të gjitha përcolli idenë e një trendi të momentit. E motra, Gigi ka kohë që e preferon këtë stil, por tani duket se po dorëzohet edhe Bella, mbretëresha e flokut në gjatësinë poshtë veshit.
Floku i gjatë, i lëmuar e me ca onde në fund ka pushtuar botën e modës, dhe fakti që në këtë moment nuk i keni të tillë, nuk ka asnjë problem: edhe yjet me zgjatime e zgjidhin këtë `hall`!!



















