Dëshiron të ndryshosh pamjen tënde? Mendimi për të ruajtur gjatësinë e flokëve, ju pengon. Bordo ju paraqet mundësitë për një ndryshim rrënjësor, mos u trembni, pa e prekur fare gjatësinë e flokëve. Zgjidhni modelin perfekt për të bërë një ndryshim në stilin tuaj, dhe jo vetëm, por për të ndjekur edhe trendet e vitit 2018.
Elegant dhe magjepsës, është e mirë për çdo formë të fytyrës, duke i dhënë një pamje joshëse dhe misterioze. Nëse flokët janë të drejtë, vetëm vendosni një anë prapa veshit dhe le të thahen në ajër.
Ky model flokësh të gjatë dhe të rëndë, stil i viteve ’60, është i përshtatshëm vetëm për flokë të tillë. Hiqeni nga lista si dëshirë këtë model nëse keni flokë kaçurrel.
I përshtatet të gjitha llojeve të fytyrës, duke përfshirë ato me karakteristika më pak të rregullta, të cilat janë ribalancuar nga “pasaktësia” e prerjes së flokëve, Ndarja në pjesë të çregullta, shton një papërsosmëri të vogël ndaj stilit dhe ndihmon për ta bërë atë të egër.
Modeli me flokë të shkurtër, një gjë është e sigurt, pamja jote është fëminore me ndonjë stilim të lehtë bëhet po aq rinore. Një kusht do të ishte avantazh në ktë rast, fytyra e rrumbullakët.
Modeli i flokëve me baluke, me një hapje të madhe qendrore në mënyrë që të dy tufat anësore të bien në nivelin e syve. Është e përkryer për të theksuar tiparet. E përshtatshme për fytyrat ovale ose të rrumbullakëta. Mund të penalizojë një fytyrë tepër të katërkëndësh.
Një “Extension”, zgjatje me një onde në fund të gjatësisë, mënyrë e shkëlqyer për t’u dukur sikur ke dalë nga parukierja. Është një zgjatje që hiqet dhe vendoset lehtë, aq shpesh sa të jetë e dëshiruar. Në fakt, ajo aplikohet me një sistem të padukshëm të kapëseve pa iu drejtuar stilistit të flokëve.



















