Në familjen mbretërore të Britanisë së Madhe po afrohet një tjetër dasëm historike. Kjo dasëm është ndryshe nga gjithë të tjerat sepse është e para dasëm midis të njejtës gjini.
Kushëriri i mbretëreshës Elizabet, lordi Ivar Mountbatten do të martohet me partnerin e tij, James Coley dhe ceremonia do të mbahet në një kishë ne Devon.
Do të jetë ish – bashkëshortja e tij, Penny, me të cilën ka tre vajza që do ta shoqërojë lordin drejt altarit.
Ish – bashkêshortja edhe vajzat e tij janë shumë përkrahëse ndaj lordit dhe nuk kanë asnjë problem rreth kësaj martese që për sytë e fanatikëve mund të jetë jashtë normales.
Ende nuk ka pasur një reagim tê familjes mbretërore në lidhje me këtë çështje.



















