KreuFashion

Zbulohet fondatina që përdori Meghan Markle në dasmë!

Dasma mbretërore e Britanisë ka një muaj që kaluar, por ende duket se dalin të reja nga ceremonia më e rëndësishme e vitit. Grimi i lehtë i Meghan nuse të bënte të dyshoje nëse ajo ishte grimuar me të vërtetë apo jo.

Mesa duket efekti natyral që nusja e Harry-t kishte atë ditë ka të bëjë me fondatintën që është përdorur. Mendohet se Meghan ka patur në fytyrë atë ditë, krempudrën e markës Dior. Kjo është linja më e re që firma kozmetike ka nxjerrë në treg, e cila vjen me 40 tonalitete dhe kushton 40 dollarë.

Edhe pse ende nuk është zyrtare, sipas mediave të huaja, natyraliteti i Meghan Markle në dasmën e saj mban emrin Dior.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF