Nuk e themi ne, e thotë industria e modës. Sepse nuk ishte thjesht një trill i Bella Hadid.
Kapelet gjigande janë vërtet fjala e fundit e këtij sezoni. Simon Porte Jacquemus e bëri realitet ëndrrën e vet të hershme ne koleksionin e tij Pranverë 2018 dhe supermodelja bukuroshe e ndihmoi shumë me fotot e postuara në Instagram.
Me sa duket, nuk duhet shumë që tendenca të marrë dhenë e këto kapele të çuditshme të kthehen në njërin prej aksesorëve më interesantë të momentit. Madje, sa më të mëdha që të jenë aq më mirë, e aq më shumë figurë bëjnë në rrjetet sociale. Ja 12 kapelet epike të verës:



















