Zyrtarisht jemi në javën e parë të verës dhe me këtë rast ju prezantojmë të veshurat më bukur për këtë javë. Si gjithmonë në brendësi janë personazhe të njohur që i kushtojnë rëndësi të veçantë paraqitjes së tyre.
Disa nga emrat që do të gjeni janë dukesha e Sussex vjen me një veshje romantike nga Oscar de la Renta për një tjetër dasmë mbretërore, ndërsa Naomi Campbell na përshëndet nga Parisi me një veshje të Iris van Herpen. Alexa Chung me Chanel dhe Amal Clooney me Alberta Ferreti. Në listë janë edhe Rihanna dhe Bella Hadid, të cilat si gjithmonë na surprizojnë me sharmin e tyre.



















