Nëse keni disa miliona euro që s’po dini ku t’i çoni, mund të shkoni dhe të blini shtëpinë e Karl Lagerfeld, e cila është në shitje për 10 milion dollarë. Stilisti i famshëm ka jetuar në Vilën e cila quhet “Villa Jako”, në nder të ish- partnerit të Karl, Jacques de Bascher që vdiq në vitin 1989. Një arredim interesant në të cilin duket ndërthurja e drurit me mermerin, shtëpia në të cilën ka jetuar Karl në vitet 1991-1998 është ndërtuar në vitin 1920 dhe është perfekte për ata që preferojnë stilin ‘vintage’ apo erë të vjetër edhe në interiorin e shtëpisë. Ndërkohë le t’i hedhim një sy të gjitha ambienteve të vilës dhe nëse ju pëleq bëni gati 10 milionët!













