Askush nuk pret që të shohë shumë dramë në një foto zyrtare familjare (si ajo që është bërë në festën e pagëzimit të princit Louis më 9 korrik.) Por nëse pyesni lexuesin profesionist të mimikës Dan Hill, autorin e librit që pritet të dalë të titulluar Famous Faces: Decoded, do të dëgjoni një histori komplet ndryshe.
Camilla, dukesha e Cornwall
“Camilla është më interesantja në këtë foto”, thotë Hill, duke treguar pozicionin e pjesës së sipërme të buzës së saj që tregon, neveri dhe zemërim. Për më tepër kapaku i syrit të djathtë ëhstë tendosur në një vijë të drejtë, duke treguar shenjën tipike të zemërimit, tregon ai. “ Nuk e di nëse ajo po kalonte një ditë të keqe apo thjesht ishte lodhur duke u fotografuar, por ajo është personi më i palumtur në këtë foto pavarësisht se ka edhe disa konkurrentë”, thotë Hill.
Princi Charles Of Wales
Hill vëren buzëqeshjen e njëanshme të Charles, falë diferencës së mollëzave. “Kjo sugjeron se buzëqeshja e tij është e sforcuar”, thotë Hill. “ Kur sheh një buzëqeshje asimetrike, është pak shqetësuese. Mendoj se ai është një djalë i mirë dhe po e tregon këtë në foto”
Price William Duka i Cambridge
William ka shumë arsye për të buzëqeshur- u bë me një fëmijë të tretë. “Duket si një buzëqeshje e sfocuar”, insiston Hill, pavarësisht se është e pamundur që të dish arsyen e vërtetë. “Nuk po them se ai nuk është i lumtur por djaloshi i ulur në prehrin e tij është shumë më i lumtur”.
Princi George
Dikush është I lumtur që është gjallë dhe mbret i jo një po dy motra e vëllezërve. Kaq. Buzëqesh!
Kate Dukesha e Cambridge
“Nuk është buzëqeshja më mahnitëse që kam parë ndonjëherë”, thotë Hill por përsëri ai e cakton Kate si të rriturrën më të lumtur në këtë foto. Vëreni se vetulla e saj e majtë është e harkuar: “Vetulla arkohet kur je i surprizuar ose i frikësuar” thotë Hill. “Kjo shoqërohet me një buzëqeshje të këndshme, si një mënyrë për të thënë se fëmija i tretë është një surprizë e këndshme. Në të njëjtën kohë syri i djathtë i Kate që është pak më poshtë se syri i majtë tregon që ajo është e rraskapitur. Sigurisht që kjo shkon me statusin e saj si nënë e një të porsalinduri”, thotë Hill. #nënë për herë të tretë apo jo?
Princ Harry, Duka i Sussex
Me një buzëqeshje që nuk shpresh shumë gëzim, shprehia e Harry-t tregon zemërim dhe qëndrim që ai e shpreh shpesh herë kur është në qendër të vëmendjes, thotë Hill. Si dikush që është ‘detyruar’ të buzëqeshë Harry duket më pak i lumtur se i vëllai dhe bashkëshortja e tij ish-aktorja hollivudiane.
Meghan dukesha e Sussex
“Ajo mund të jetë mjaft energjike, ama kjo nuk është një buzëqeshje energjike”, thotë Hill për mimikën e ish-aktores të cilën e përshkruan si të “butë” pavarësisht pohimit të babait të saj se ajo duket e tmerrshme kur ndodhet nën presion. Sytë e saj janë paksa ndrçues, dhe suken pak të mëdhenj, gjë e cila mund të tregojë që ajo është në gadishmëri, e habitur apo e zemëruar, por gjithsesi nuk ka diçka shumë të dukshme këtu”, thotë Hill.
Princesha Charlotte
Duke parë vëllain e saj buzëqeshja e Charlotte është si e ngrirë. “ Nuk e di nëse është përqëndrim apo thjesht mërzi tashmë që vëmendja e nënës së saj ka kaluar tek vëllai i saj, por nuk dua të paragjykoj”, thotë Hill.
Princi Louis
Le të jenë të gjitha bebet mbretërore po kaq të mrekullueshëm sa Louis.