Tre yje në një foto. Të tre të mrekullueshëm, të aftë dhe na kanë bërë të ndjehemi shumë krenarë me arritjet e tyre në karrierë. Bëhet fjalë për Lorik Canën, Ilir Shaqirin dhe Igli Taren.
Dy prej tyre futbollist të njohur, ish – kapitenë të Kombëtares Shqiptare dhe me arritje të shkëlqyera dhe njëri balerinë që me performancat e tij ka lartësuar emrin e Shqipërisë.
Këtë foto të bukur e ka ndarë me ne Ilir Shaqiri në faqen e tij zyrtare të Instagramit. Është një foto e bërë gjatë dasmën së Kledi Kadiut, koreografit shqiptarë shumë të famshëm, me një karrierë shumë vjeçare në shtetin fqinj, Italinë.
Ajo që është me e veçanta e kësaj fotoje është që njëri prej tyre ka ditëlindjen. Bëhet fjalë për Lorik Canën. Pikërisht këtë foto ka zgjedhur Iliri për të uruar mikun e tij.
“? o Shqipe ? @lorikcana” , – ka thënë koreografi bashkëngjitur fotos.
Ndërkohë Loriku në faqen e tij zyrtare të Instagramit ka marrë disa mesazhe të ndjera urimi nga fansat e tij. Cana ka vendosur të nxjerrë një postim ku i falënderon të gjithë në disa gjuhë, por më siguri urim më simpatik sesa ky i koreografit nuk ka marrë!
Një foto që i thotë të gjitha!





Ballist Morina më në fund i lirë!



10 futbollistët më seksi!








Massimo Palumbo, the ultimate idealist …

Massimo Palumbo, idealisti i fundit…


