Kur bëhet fjalë për Rihannën ajo nuk ka patur asnjëherë ndrojtje për të folur mbi luhatjen e peshës së saj trupore. Në intervistën e kopertinës për numrin e shtatorit të British Vogue 2018, Rihanna u intervistua nga kryeredaktori Edëard Enninful mbi faktin e të qenit me forma.
Riri diskutoi mbi shqetësimet se si figura që ajo ka tashmë mund të ndryshojë.
“Dua të filloj palestrën tani dhe shpresoj shumë që nuk do të humbas vithet apo kofshët e mia. Do të heq disa kile, por jo të gjitha”, – ka treguar ajo.
“Mendoj për gjoksin tim që do ta humb të gjithin, por çdo gjë e ka një çmim. Duhet të guxosh.” – ka përfunduar këngëtarja që qartazi duket që i pëlqejnë format që ka fituar, por kilet e tepërta duhet të largohen!
Këto komente vijnë gati një vit pasi themeluesja e Fenty Beauty foli përse si po mësonte që të vishej sipas ndryshimeve trupore. “Në fakt unë kam patur kënaqësinë të kem një trup që ka ndryshuar shpesh, ku një ditë jam shumë në formë dhe elegante ku mund të vesh një fustan të ngjitur pas trupit ndërsa ditën tjetër ose javë më vonë më duhet diçka më e madhe në masë. Më duhet një rregullim këtu apo aty një bel i lartë që të fsheh dissa pjesë të trupit” , – ka treguar Rihanna asokohe.
“Çdo ditë që shkoj në dollap i kushtoj shumë rëndësi asaj që do të vesh në mënyrë që të rri mirë në trupin tim. Mendoj se çdokush kështu duhet ta ndjekë modën pasi është diçka individuale.
Rihanna foli për British Vogue edhe për faktin se përtej të qenit mbretëreshë e pozitivitetit në lidhje me trupin, ajo gjithashtu përpiqet të rrethojë veten e saj vetëm me njerëz pozitivë. “Jam shumë përzgjedhëse kur bëhet fjalë për miqtë. Nuk më pëlqen të hapem me shumë njerëz dhe kur gjej njerëz që janë besnikë dhe të shkëlqyer nuk dua t’i lë më të ikin”, – ka thënë mes të tjerave 30 – vjeçarja.