KreuFashion

E fshehta e unazës prej diamanti, Elvana Gjata rrëfen

Elvana Gjata para pak ditësh postoi në instagramin e saj një dhuratë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, bëhej fjalë për një unazë diamanti për të cilën u përfol shumë, por nuk u kuptua nëse ishte dhuratë apo këngëtarja e kishte blerë vetë. Marr parasysh që ishte më diamant të gjithë menduan që ndoshta ajo kishte zyrtarizur lidhjen me partnerin e saj që flitet se është një biznesmen i njohur dhe është pronari i një hoteli luksoz në Tiranë.

Këtë herë Elvana Gjata ka folur për emisionin Prive ku pasi u pyet për karrierën moderatorja ndaloi në pyetjen për jetën private të këngëtares ku ajo u përgjigj: “Kur vjen puna te këto gjëra, unë jam një person që jetën time private e kam shumë të rëndësishme dhe nuk flas kurrë. Apo e kam thënë një herë këtë? Apo e thonë të gjithë këtë gjë?, – ka thënë këngëtarja me shaka dhe më tej ka shtuar: “ Për mrekulli!”


Kur biseda ndaloi tek unaza e diamantit ajo ka lënë të nënkuptohej që ishte dhuratë, por nuk dha asnjë detaj më tepër rreth çështjes duke u munduar ti shmangej të vërtetës: “Po pse nuk shikon orën, vëthet apo kapelen, por shikon unazën? Lexova një artikull që thoshte se diamantët janë thjeshtë një gënjeshtër e madhe.”
Dëshira e saj për të qenë kaq hermetike rreth çështjes na bën të mendojmë që ajo nuk dëshiron të tregojë asgjë në lidhje me dhuratën që me shumë mundësi ia ka dhuruar i dashuri dhe ka një kuptim të veccantë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF