KreuFashion

‘Shporta e thesareve’, loja që stimulon shqisat e fëmijëve

A doni të argëtoni fëmijën tuaj me një aktivitet relaksues dhe stimulues? Ndërkohë pse jo dhe juve të rrini pak minuta ulur, teksa shikoni të voglin të luajë i qetë. Provoni shportën e thesareve.

Shporta e thesareve është përdorur për dekada nga profesionistë për fëmijët si një mjet për të stimuluar shqisat e fëmijëve dhe për të kënaqur kuriozitetin e tyre natyror. Është një ide shumë e thjeshtë dhe ideale për të argëtuar fëmijën dhe stimuluar shqisat e tij.

Cila është shporta e thesareve

Shporta e thesareve është në fakt një shportë e vërtetë, e thurur që përmban disa objekte të përdorimit të përditshëm dhe të bëra me materiale natyrore: dru, pëlhurë, gome, letër. Fëmija do të udhëhiqet për të vëzhguar, prekur, zgjedhur objektet duke u fokusuar tek ato qetësisht. Ndërkohë duket të kihet parasysh që objektet në shportë mos të jenë shumë të vogla (të mos gëlltiten) dhe pa skaje të mprehta. Me rëndësi të kenë ngjyra joshesë. Në të mund të fusni, objekte druri, topa tenisi, lugë, gota, krëhër, mjete të ndryshme kuzhine, (gjithnjë të parrezikshme)

Shporta e thesarit është ndjeshëm e vlefshme për fëmijët e moshës 6 deri 10 muaj. Në këtë fazë, fëmija është i aftë të qëndrojë në një pozicion i ulur, pa u rrëzuar. Në të njëjtën kohë zhvillon aftësinë e kapjes manuale, kështu që i pëlqen të kapë objekte të vogla. Mos harroni të ndryshoni sendet në shportë, dhe t’i vini pranë një kosh tjetër pranë, ku ai mund të bëjë zhvendosjen e objekteve, është një lojë e preferuar e fëmijëve, i bën ata të ndihen të sukseshëm dhe të aftë.

Meqenëse ai ende nuk mund të lëvizë vetëm, por është i intriguar nga ambienti që vëren, ai do ta vlerësojë shumë këtë lojë, duke i zhvilluar kështu edhe kureshtjen. Zgjidhni kohën kur fëmija nuk është i përgjumur apo i uritur dhe u sigurojmë se do të argëtohet pa masë!

 

Burimi/ Donna Moderna

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF