Fustani i bardhë është dukshëm shumë I preferuar në sezonin e verës, dhe duket sikur nuk do t’ia dijë për tendencat e fundit dhe si të mos jetë ashtu, me të dukeni sikur nuk jeni përpjekur shumë, ndërkaq nxirrni në pah krenarinë dhe freskinë. Është pikërisht kjo ngjyrë, që ndër të tjera të jep ndjesinë sikur sapo ke dalë nga dushi, për më tepër rri më së miri edhe në një lëkurë të nxirë.
Fustani i bardhë të lë dorë të lirë të zgjedhësh sandalet në ngjyrën që do të pëlqente dhe të bësh një paraqitje dinjitoze në çfarëdo lloj takimi, nga më i rëndësishmi deri te një takim mes mikeshash.
Dhe sipër të na përfocuar sigurinë që të jep një fustan I bardhë shfaqet me një zggjedhje të tillë Mbretëresha Letizia e Spanjës në daljen e saj publike sot. Mesa duket dëshira për të veshur fustan të bardhë nuk e ka kushtëzuar për takimin e radhës. Sot në Pallatin Zarzuela në Madrid, Madhëria e saj shoqëruar nga Mbreti Felipe VI u shfaq në formë të përkryer. Ajo ka zgjedhur një siluetë të njohur, fustan të bardhë I cili duket shumë i përshtatshëm për motin e nxehtë. Një zgjedhje të tillë bëri edhe zonja e parë e Amerikës, Melany Trump në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka më dyshimet fustani i bardhë nuk duhet të mungojë në garderobë.
Fustani i bardhë të lë dorë të lirë të zgjedhësh sandalet në ngjyrën që do të pëlqente dhe të bësh një paraqitje dinjitoze në çfarëdo lloj takimi, nga më i rëndësishmi deri te një takim mes mikeshash.
Ja disa raste kur fustani i bardhë thjesht duket bukur!



















