KreuFashion

Rikthehet një nga filma më të njohur hollywoodian, pjesë e kastit aktori marramëndës!

Rikthehet një nga filmat fantastiko – shkencorë që i ka sjellë më shumë fitime Holllywoodit! Bëhet fjalë për Man in Black, seria 4!
Një nga filmat më të njohur seria e parë e të cilit doli në kinematë amerikanë në vitin 1997, që ka pasur si një nga aktorët kryesor Will Smith, tani vjen me një seri të re pjesë e kastit të të cilit është Chris Hemsworth, ose i njohur ndryshe me emrin e rolit të tij më të famshëm, Thor!

 

34- vjeçari është kapur gjatë xhirimeve të filmit i veshur me kostum të zi dhe me syze të zeza, veshja tipike e rolit të tij! Ai u përfol për marrjen e një roli në shkurt të këtij viti, por asgjë nuk u konfirmua. Mësohet se Chris nuk do të mbajë një nga rolet e famshme të Agjentit K ose Agjentit J, por do të ketë një rol të ri që nuk është bërë ende i ditur.

Filmi do të dal në kinema në 14 qershor 2019 dhe pjesë e kastit janë gjithashtu Tessa Thompson, Liam Neeson, Kumail Nanjiani dhe Rafe Spall .

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF