KreuFashion

“Givenchy’ prezanton koleksionin “Vjeshtë 2018”

Clare Waight Keller ka zgjedhur këto netë vere për të prezantuar koleksionin e saj më të ri, për të cilin, ka treguar se frymëzimin e ka marrë nga  Audrey Hepburn, Jackie Kennedy dhe Dukesha e Windsorit. Femra këto që tregon se e kanë ndihmuar edhe në krijimin e personalitetit të saj. Clare i është dashur të punojë për 16 muaj me radhë për koleksionin “Vjeshtë 2018”, prezantuar në Javën e Modës në Paris.

Koleksioni i ri u dedikohet femrave dhe meshkujve, ku nuk mungojnë veshjet njëngjyrëshe, pastel, ngjyrat e akullta apo paletet e errëta.

Në këtë sfilatë Keller ka ditur më së miri të bëjë bashkë shijen konservative të së shkuarës me bashkëkohoren. Skena ishte vendosur në kopshtin e madh pas Arkivit Kombëtar të Parisit, mbi një pasarelë bronzi që reflektonte hijen e pemëve dhe qiellin me re.

“Givenchy” ka një histori nga pas, që bën bashkë femrat e çdo moshe e të çdo kohe, të punonjëses fisnike dhe bukurisë natyrale të paprekur, ndaj dhe koleksioni i ri përcjell vetëm glamur, ndonëse në mënyra të ndryshme, me një prerje dhe qepje të mprehtë e të pastër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF