Parandiejmë që lexuesit e Bordo do të kenë shumë dasma për të shkuar këtë verë dhe për këtë arsye do të vijmë me një këshillë që ka të bëjë me veshjen e përshtatshme për një dasmë verore!
Fustani i duhur kërkon kohë dhe shpeshherë kthehet në një maratonë të gjatë që duket sikur nuk ka fund. E dimë që është ë lodhshme dhe e dimë që kërkoni të dukeni sa më bukur të jetë e mundur. Ju kuptojmë, kemi qenë në vendin tuaj dhe kemi zgjedhur t’ju ndihmojmë duke ju sjellë këto fustane që nuk na duken vetëm të përshtatshëm, por edhe shumë të bukur.
Hidhini një sy galerisë dhe jemi të sigurt që do të gjeni diçka që do t’ju pëlqejë!