KreuFashion

Sekreti i bukurisë i Eranda Libohovës, e ndan me të gjitha ne!

Këngëtarja e famshme shqiptare është rikthyer në tregun muzikor me një këngë të publikuar pak ditë më parë, “Pres të më thërrmosh”.

E ftuar në emisionin “Rudina” për të folur rreth këngës së saj të re, karrierës dhe rreth jetës së saj ajo foli edhe për mënyrën sesi arrin ta mbajë veten në formë të shkëlqyer.

Ajo u shpreh që sekreti për të qenë gjithmonë në formë dhe për mos të treguar moshë është kujdesi ndaj ushqimit. “Nuk e tepëroj asnjëherë me ushqimin dhe përpiqem të ha ushqime të cilat më bëjnë mirë. Kam eleminuar mishin dhe konsumoj vetëm mish pule dhe produktet e detit”, – tha këngëtarja.

Do të ishte shumë mirë sikur Eranda të na kishte treguar edhe më shumë nga sekretet e saj që të arrijmë të kemi forma perfekte si ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF