Simboli i shqiponjës, një gjest tashmë që tregon më së miri krenarinë shqiptare, po përhapet ndjeshëm jashtë kufijve. Fundja pse jo, duke përjashtuar modestinë, godet me imazhin e saj.
Luzerner Bier në Zvicër ka krijuar një birrë speciale me shqiponjë. S’do mend që kjo është meritë e futbollistëve Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilët festuan duke formuar shqiponjën pas golave të tyre në fitoren 2:1 ndaj Serbisë.
Birra është përhapur shpejt orët e fundit në rrjetet sociale të Luzerner Beer.
Një ndër postimet ku reklamohet birra me pamje të re, është përcaktuar edhe cilësia e saj. “Jashtëzakonisht freskuese, si edhe përfaqësuesja jonë në futboll”, shkruan një shtetas zviceran, tksa krenaohet me ekipin ee tij dhe jo më pak me futbollistët shqiptarë. Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre.