Ijet e gjëra janë sinonim i feminilitetit, por disa veshje mund t`i ekspozojnë në një mënyrë të ekzagjeruar. Për rastet e femrave të mbushura pastaj, ruajtja e një raporti: bel i hollë dhe ije të bollshme, konsiderohet edhe më joshëse sesa pamja e të dobëtave. Për ta bërë këtë pjesë të trupit të duket sa më harmonike krahasuar me të tjerat, ka disa mënyra:
Pantallonat me pensa i mbulojnë mirë kilet anësore, e mund të kombinohen bukur me një këmishë të derdhur e taka të larta
Pantallonat e gjera treçerekëshe, janë maskimi perfekt mes ijes së gjerë dhe këmbës që vjen më e hollë
Xhaketat nuk duhet të mungojnë në dollapin e femrave që e kanë këtë “siklet“
Bëjnë punë edhe xhinset “flamur”, por jo ato skinny, sepse e evidentojnë gjerësinë e legenit akoma më shumë!
Fundi dhe fustani “këmbanë”, tregon belin dhe këmbët, të tjerat mbështillen në mister!
Pardesyja ( kur t`i vijë koha) duhet mbajtur e hapur