KreuFashion

Ja blogerja që promovon bukurinë jashtë kornizave

Një modele qipriote ka gjetur një mënyre të veccantë për t’u bërë e famshme. Sofia Hadjipanteli është një modele 21-vjeçare, por që gjithnjë e më shumë po pushton rrjetet sociale për shkak të vetullave të saj, të trasha, të bashkuara në mes dhe të zeza.

Sofia madje ka hapur edhe një blog ku me modelin e saj të vetullës promovon faktin se e bukura është edhe ndryshe, si për t’i treguar botës se ndonjëherë duhet të jesh ndryshe nga tjetri. “Dua të ndryshoj mënyrën sesi shihet bukuria sot. Bukuria është ajo çka ne duam të shohim, unë e shoh kështu, të tjerët në mënyrat e tyre. Mua nuk më pëlqen bukuria brenda kornizave, ajo standardja. Edhe pse unë ndoshta nuk jam e bukur për të tjerët, jam e bukur për veten time, mua kështu më pëlqen. Dhe falë zotit më lejohet të bëj çfarë të dua, të dal në rrugë e veshur si të dua”, thotë Sofia.

Por jo të gjithë janë dakord me themeluesen e lëvizjes “vetulla”, e cila më e famshme u bë në botë prej vetullave të veçanta sesa prej modelingut. Ndaj 21 vjeçarja ka një këshillë: mos rrini pranë njerëzve që vetëm kritikojnë, në qoftë se ndiheni mirë me veten, injorojini, kaq mjafton.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF