Kujdesi për fytyrën është domosdoshmëri, sidomos nëse lëkura juaj ka tendencë të shfaqë probleme. Aknet janë një nga problemet më të përhapura të lëkurës dhe prekin qindra milionë njerëz të moshave të ndryshme në të gjithë botën.
Është shumë e vështirë të shpëtosh prej tyre, ndonjëherë ato nuk zhduken kurrë, por e rëndësishmja është që ka mënyra sesi t’i mbash nën kontroll dhe për ata që kanë fat, këto mënyra mund të shërbejnë që t’i hiqni qafe njëherë e përgjithmonë.
Ne ju paraqesim disa hapa të cilat nëse i ndiqni me rigorozitet minimalisht do t’iu japim një gjëndje të kontrolluar të lëkurës.
Provoni një skrab delikat. Është shumë e rëndësishme që të përdoren produktet e duhura për lëkurën dhe vetëm sepse keni lëkurë akenike nuk do të thotë që të përdorni produktet më të ashpra që mund të gjeni. Përpiquni që skrabi juaj të ketë kokrriza shumë të vogla që të mos të acarojnë më tepër lëkurën tashmë të irrituar nga aknet. Përdorerni 2 – 3 herë në javë.
Një solucion me acid salicilik gjithmonë bën magji kur bëhet fjalë për aknet, por nëse e keni provuar më parë këtë produkt dhe nuk funksionon për ju, atëherë lëreni mënjanë! Për të gjithë ju të tjerat që nuk e keni ditur për çfarë bëhet fjalë, një produkt i tillë gjendet lehtësisht në farmaci. Ai bën mrekulli kundër akneve duke i qetësuar dhe duke pastruar të gjithë zonën problematike.
Shenjat që mbeten pas nga aknet janë shumë të rëndësishme që të trajtohen në mënyrë të tillë që të zhduken pa lënë asnjë gjurmë. Përpiquni të gjeni një produkt, i cili është posaçërisht për shenjat. Zakonisht të tilla produkte përdoren vetëm në vendin që është i nevojshëm. Pas aplikimit, lihet për disa kohë ose përgjatë gjithë natës.
Mos harroni kremin mbrojtës. Dielli nuk është shkaktar i hiperpigmentimint post-inflamator, por dihet që përkeqëson simptomat. Gjithmonë përdorni një krem me faktorë mbrojtës në mënyrë të tillë që njollat tuaja të mos bëhen më të dukshme dhe të mos përkeqësoni atë që më shumë mund e keni rregulluar!



















