Kujt nuk i ka ndodhur që të zgjohet në mëngjes edhe të ketë një motiv kënge në kokë e cila të shoqëron gjithë ditën. Edhe pse ti atë këngë kishe muaj pa e dëgjuar, kjo nuk është rastësi. Ato nota dhe ato fjalë që përsëriten gjithë kohën pa asnjë arsye, ti nuk i heq dot nga mendja n.q.s nuk dëgjon një lloj tjetër muzike.
Në letërsi kjo quhet ‘Earworms’ (puthje e veshëve) sepse bazohet në meloditë që fiksohen në kokë dhe përsëriten në një mënyrë të vazhdueshme. Janë vërtet mendime që ndërhyjnë te ty, por në krahasim me shqetësimet e përditshme këto mendime nuk janë negative dhe mbi të gjitha zhduken brenda pak orëve. Një faktor i mundshëm mund të jetë edhe dëgjimi i një motivi të thjeshtë i cili sjell në mendje një melodi të ngjashme që ty të ka pëlqyer në të shkuarën. Disa procese të memorizuara përsëriten në kokën tonë pa asnjë ndalim edhe pse ne nuk e vemë re. Me kalimin e kohës shumë studime janë munduar t’i japin një shpjegim këtij fenomeni.
Pas një studimi, dy psikologë anglezë Philip Beaman dhe Tim Williams arritën në përfundimin se ‘Earworms’ është një fiksim i njerëzve të cilët e konsiderojnë muzikën shumë të rëndësishme për jetën e tyre dhe këta janë ata njerëz që kanë shpesh në kokë një këngë e cila nuk ikën deri në rizgjim. Te profesionistët e muzikës kjo nuk ndodh.
Këshilla për ta larguar këtë ves? Mos mendoni për muzikë tjetër, por këndoje këngën që të është fiksuar deri në fund, kështuqë truri do ta perceptojë ketë veprim si të mbyllur.



















