KreuFashion

Valentino “qershia mbi tortë” në javën e modës në Paris

Finalja e javës së modës në Paris ishte rezervuar për Valentinon, që ofroi një paradë plot ngjyra. Shtëpia e modës Valentino propozoi një fustan mbrëmjeje me diamante të rralla e zbukurime, perla apo tyl, si për të rikthyer rilindjen në Versajë në vitet ’60.

“Mbërriti, sezoni vjeshtë-dimër 2018-2019 do të jetë më i bukuri i ditëve tona, – ka deklaruar drejtori artistik i Valentinos, Pierpaolo Piçioli. Ky vizion përfshin mitologjinë greke me pikturat e shekullit të XVII-XVIII, filmat e Pasolinit, fotografinë e Deborah Turbeville, apo kostumet mesjetare.

Piçioli e përshkruan thjesht si një ëndërr në veshje, dhe këtë radhë na tregoi se Shtëpia e Modës Valentino nuk mbetet besnike e një stili.

Ka edhe veshje të ëmbla, me tafta e pupla të fryra, që duket sikur notojnë rreth fustanit, fustane me smerald apo të prera në formën e këmishave të gjata, me zinxhirë në shpinë.

Gjatë ditës sugjerohen veshje ekstravagante, me pantallona të shkurta e bluza të pastra, funde të shkurta të kadifenjta apo “jumpsuits” të trashë.

Ndonëse ky është koleksioni vjeshtë-dimër, Valentino vjen me ngjyra, luleshtrydhe, limon e gold. Mbretëresha e mbrëmjes në pasarelën e Parisit ishte Kaia Gerber, vajza e Cindy Craëford, e cila mesa duket, edhe pse vetëm 16 vjeç, po ecën në hapat e nënës së saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF