Vera është sezoni ideal për të bërë miq të rinj, por shpesh burrat janë shumë të ndrojtur për t’iu afruar një vajze dhe për të filluar të flasin. Vera është sezoni i aventurave dhe nuk ka vend më të mirë sesa plazhi për takime të reja. Midis bikinëve seksi dhe një trupi të mbuluar me vaj, është e pashmangshme që ju të humbni kokën për dikë dhe të përpiqeni me çdo kusht që të afroheni.
Natyrisht, mashkulli duhet të marrë hapin e parë edhe nëse shumicën e kohës, duke mosditur se çfarë të thotë, ai duket shumë i turpshëm dhe i çudtshëm. Për të gjithë ata që nuk duan të kapen të papërgatitur këtë verë, vijnë një sërë këshillash për të joshur femrat në plazhet e nxehta.
– Kujdes në zgjedhjen e rrobave të banjës – Rrobat e banjës duhen zgjedhur në bazë të trupit që keni. Meshkujt që kanë shpatulla shumë të ngushta, abdominale të paformuara, ose këmbët pak të patonifikuar, do të bënin mirë që të zgjedhin një model që rrit pikat e tjera të forta të trupit të tij, që të mos bëhet objekt shakaje midis femrave.
– Flirto me një vajzë që rri vetëm në bar ose në pishinë – Për të qenë të suksesshëm me vajzat, ju duhet të studioni ‘’prenë’’ tuaj, duke kuptuar para së gjithash ato vajza që janë të fejuara dhe ato që janë single. Në këtë pikë, duhet të përqendroheni tek ato që pijnë një pije në bar vetëm, ose që kanë shkuar për të notuar larg të tjerëve, duke filluar t’u flisni për gjëra të zakonshme, si p.sh. vera e nxehtë që po kalon. Duhen shmangur, femrat që janë shtrirë dhe ndoshta po flenë, me siguri do të përfundoni vetëm duke i shqetësuar ato.
-Buzëqeshja – Një burrë që dëshiron të flirtojë me një vajzë në plazh duhet të jetë i qeshur, i qetë, i relaksuar, miqësor dhe i shoqërueshëm. Mbase në dukje, duket një mision i pamundur, por në realitet është shumë më e thjeshtë sesa mund të imagjinohet. Sekreti nuk është që të bësh shumë të shkathtin dhe mos shkoni direkt në temë.
-Propozoni aktivitete për të bërë së bashku në plazh – Zakonisht, meshkujt që duan të bëjnë për vete një femër, menjëherë i kërkojnë të dalin bashkë, pa kuptuar se kjo është taktika e gabuar. Ju duhet të tregoni se sa të interesuar jeni minutë pas minute, në mënyrë që të tërheqni vëmendjen e tyre. Një nga mënyrat për të pasur një kontakt fizik fillestar, është të propozoni aktivitete së bashku në plazh: një lojë volejbolli në plazh, një not bashkë, një udhëtim me varkë me pedale ose një pije në bar.
-Mos flirtoni me të gjitha – Kur dëshironi të flirtoni në plazh, është thelbësore që të keni ide të qarta. Kalimi nga një vajzë në tjetrën, madje vetëm për të biseduar, është një lëvizje absolutisht e gabuar, e bën tëqartë se po kërkoni një aventurë të thjeshtë seksuale, diçka që femrat urrejnë.



















