Libri më i vjetër i seksit, duke qenë se është botuar rreth 2000 vite më parë, është një libër krejtësisht kushtuar meshkujve, duke patur parasysh asokohe qëndrimi ishte patriarkal.
Një botim i ri i Kama Sutra-s për një audiencë moderne premton të jetë versioni më i gjallë i imagjinuar i udhëzuesit të seksit të lashtë deri tani , dhe është i pari që ilustrohet nga një grua. Libri i ri i Folio Society i “The Kama Sutra of Vatsyayana” kushton £ 395 për një nga 750 kopjet e kufizuara, dhe të krijuara nga illustratorja Victo Ngai fituese e shumë çmimeve, banuese ne LA.
E njohur për ilustrimet e saj moderne të përrallave, të cilat janë shfaqur në kopertina librash të tilla si mitologjia norvegjeze e Neil Gamain, ajo është illustratorja e parë femër që interpreton tekstin e famshëm. Dorëshkrimi origjinal, i cili daton nga fundi i shekullit të tretë, ishte kryesisht i përshtatur për një audiencë mashkullore, por Victo beson se ajo ka sjellë në një perspektivë të re feministe librin 2,000-vjeçar. “Duke shqyrtuar pjesët tani në retrospektivë, besoj se kam punuar në mënyrë të nënkuptuar nga perspektivafemër-centrike”; tha ajo për Femail.
‘Për shembull, shumë prej skenave janë krijuar në një mënyrë qëi vë shikuesit në këndvështrimin e grave, ndërsa shkrimi shpeshpasqyron qëndrimin patriarkal të kohës së tij”
Ajo shtoi se qëllimi i saj ishte të ruante anën erotike të librit por duke ruajtur edhe një ndjenjë hijeshie. ‘Kama Sutra në esencën e saj është një udhërrëfyes për të arritur karma të mirë – dashuri, kënaqësi sensuale – e cila është një nga katër qëllimet në jetë‘, shpjegoi ajo.
‘Seksi zë një pjesë të madhe në libër, por ka shumë më tepër sesa vetëm pozicionet e marrëdhënieve seksuale, e kundërta me portretizimin e saj në kulturat popullore.
“Pra, në vend të krijimit të ilustrimeve, haptazi seksuale, u përpoqa të ecja në vijë të hollë për të krijuar diçka ngacmuese, por të zhytur në mendime dhe elegante në të njëjtën kohë.
Çdo libër përmban edhe 25 interpretime të zeza dhe të bardha tëpozicioneve seksuale dhe një kopje të nënshkruar të një artisti qëportretizon një çift të dashuruar të mbyllur në përqafimin e kofshëve. Kamasutra konsiderohet gjerësisht si sanskriti i parë i shkruar për seksualitetin njerëzor.
Libri origjinal, që besohet të jetë shkruar rreth 1.600 vjet mëparë, është i famshëm për këshillat praktike të teknikave seksuale, por përmban gjithashtu këshilla për çështje të tilla si të mbash një shtëpi dhe një bashkëshorte të lumtur.
Për herë të parë u përkthye në gjuhën angleze në 1883.



















