KreuFashion

Sqetullat me ngjyrë të errët, si të shpëtoni prej tyre!

Shumë femra kanë një problem pasi depilojnë sqetullat, lëkura e tyre është shumë e errët. Është normale që lëkura e sqetullave të jetë dy tonaliteti me e errët sesa ngjyra normale, por kur është disa tonalitete më e errët nuk duket estetikisht bukur. Ky problem ka disa faktorë, njëri nga më të njohurit është deodoranti, i cili në bazë të faktorëve kimikë që përmban errëson ndjeshëm lëkurën. Një faktor tjetër që ndikon shumë është edhe depilimi me brisk, qimja errësohet dhe forcohet duke e bërë lëkurën të duket e errët. Nuk përpjashtohen edhe mundësitë që ky hiperpigmentim të ketë si bazë ndryshimet hormonale. Paçka arsyeve ka disa mënyra sesi mund t’iu risillni sqetullave tuaj ngjyrën e duhur dhe do të çuditeni kur të kuptoni që pjesën më të madhe të këtyre zgjidhjeve e keni në shtëpi!

 

Kosi

Kosi nuk është i mirë vetëm për t’u ngrenë. Ai është një antibakterial i shkëlqyer, por gjithashtu në bazë të aciditetit që përmban bën një punë të shkëlqyer për të zbardhur pjesët e errëta të lëkurës. Merrni pak kos në dorën tuaj dhe aplikojeni në sqetulla të lara, lëreni të veprojë për 5 – 10 minuta. Më tej, lajini sqetullat me ujë dhe sapunë. Përpiquni ta përsërisni këtë rutinë çdo ditë për të paktën një javë.

 

Limoni

Limoni është përdorur prej kohësh si tonik për fytyrat që kanë shenja nga aknet edhe pse kjo metodë nuk është shumë e rekomandueshme nga dermatologët. Sidoqoftë lëkura e sqetullave nuk është aq delikate sa lëkura e fytyrës kështu që është e mundur që ta përdorni limon pa u shqetësuar. Hidhni disa pika limoni në dorën tuaj dhe më pas lyeni sqetuallat. Mund të zgjidhni ta lini pa shpëlarë dhe pikat e limonit do të kryejnë rolin e deodorantit ose mund ta lini për 10 minuta dhe ta shpëlani me ujë të ftohtë. Mos e përdorni në sqetulla të sapo depiluara sepse do t’ju irritojë lëkurën.

 

Vaji i arrës së kokosit

Ky vaj ka veti shumë të mira zbardhuese. I përzierë me sodë, krijohet një përbërje që shërben si deodorant natyral dhe është shumë efektiv. Nëse vendosni të përdorni vetëm vajin, mjafton ta aplikoni, mundësisht gjatë natës dhe nuk është e nevojshme ta shpëlani. Aplikojeni për minimalisht një javë që të shihni rezultate.

Uji i oksigjenuar

Uji i oksigjenuar është një zgjedhje shumë e mirë dhe ekonomike për të trajtuar problemin e hiperpigmentimit të sqetullave. Lajini zonën ku do aplikoni ujin e oksigjenuar dhe thajeni mirë. Më pas aplikojeni me anën e një pambuku dhe lërini të veprojë për 5 minuta, më pas shpëlajeni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF