Ajola shfaqet rrallë në publik dhe nuk është një nga ato personazhe që bombardon rrjetet sociale me fotot e saj. Këtë herë tërhoqi vëmendjen tonë një foto që postoi në Instagram. Në foto ajo duket me një veshje të zezë shumë elegante dhe rrezaton, por askund nuk duket barku i saj.
Me siguri që janë gjenet e Ajolës që na kanë punuar një rreng sepse ajo nuk ka asnjë kilogram të tepërt që të tregojë që ajo është shtatëzënë ose ndoshta fotoja është e vjetër dhe është shkëputur nga një event i hershëm. Po presim me padurim të shohim barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes së kryebashkiakut, por mesa duket nuk është ende momenti!



















