KreuFashion

T’i fshish fotot apo jo: Si të përballosh ndarjen në ‘epokën’ e instagramit

Në një kohë kur zhvillimi i teknologjisë ka marë një hov të papërmbajtshëm, duket se rrjetet sociale janë kthyer në një ‘shtëpi’ për secilin prej nesh. Nëpër llogari të ndryshme në instagram apo në çfarëdo rrjet tjetër, mund të gjesh çfarëdo lloj infarmacioni për një person. Që nga preferencat e ushqimit, e deri tek familjarët apo i dashuri të gjithë janë aty. Por nëse familjarët me siguri do të vazhdojnë të jetë përgjithmonë në llogarinë tuaj të instagram apo facebook, çfarë do të ndodhë me fotot e ish- të dashurit nëse jeta do të sjellë që do të ndaheni?!  Ne ju sjellim 3 strategji të ndryshme, të cilat me siguri do t’ju ndihojnë për të menaxhuar sa më mirë situatën.

Strategjia 1: Fshi fotot dhe mos e kthe kokën më pas.

Shumica e njerëzve kalojnë mesatarisht 53 min në ditë në instagram prandaj nëse dikush nuk është aq i mirë sa të jetë përkrah jush atëherë nuk duhet të ekzistojë as në instagramin tuaj. Për më tepër nëse instagrami juaj është i mbushur me fotot e ishit tuaj atëherë mund ti çojë mesazhin e gabuar të dashurve ‘potencialë’ që mund të kesh në të ardhmen’.

Strategjia 2: Arkivoji

Kur e arkivon një foto ajo nuk shfaqet më në galeri dhe ti je i vetmi që mund ta shohësh kur të dëshirosh.

Strategjia 3: Mbaji kujtimet gjallë!

Nëse mendoni se Instagrami duhet të jetë përfaqësues i personalitetit tuaj, kjo përfshin dhe lidhjet aktuale apo ish-ët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF