KreuFashion

4 këshilla për të pasur një makeup perfekt për mbrëmjet tuaja!

Makeup-i i mbrëmjeve duhet të jetë i veçantë dhe të bjeri në sy. Të gjitha lejohen për aq kohë sa iu bën të dukeni bukur. Me siguri ju keni një rutinë tuajën që të dukeni dhe të ndjeheni bukur, por ne ju sjellim 4 këshilla të thjeshta për t’iu lehtësuar punën!

 


Kujdesi për fytyrën
Përpara makeup-it kujdesuni për lëkurën. Sipas Tomio nëse dita ka qenë super e ngarkuar, gjëja e parë që duhet bërë është të kujdesesh për lëkurën. Lajeni, aplikoni një serum rigjenerues ose më mirë akoma aplikoni një maskë fytyre që e keni për rastet e emergjencës. Pas kësaj do të jeni gati për të bërë tualetin.

 


Tualeti i mbrëmjes, fokursi tek sytë!
Për të hequr lodhjen e ditës nga sytë, rrathët e zinj ose qeset e varura të syve, filloni duke aplikuar një produkt specifik për zonën rreth syve. Pas kësaj jepini rëndësi prdukteve që shtojnë shkëlqimin, përshëmbull pluhra sys me shkëlqim metalik ose me xixa. Mos harroni që lapsi i syve dhe peneli janë ideal për të definuar sytë tuaj. Një nga idetë më të bukura për trukun e darkës është një laps sysh ngjyrë blu e errët! I jep menjëherë syve një pamje të veçantë!

Tualeti në bazë të ngjyrës së syve
Ngjyrat neutrale shkojnë për çdo ngjyrë sysh. E zeza, kafja, vishnja, capucino, bezhe, moka mund të përdoren nga të gjithë, qofshin si pluhura sysh qofshin si lapsa. Janë disa ngjyra që janë specifike për ngjyra të caktuar sysh, sytë kafe të tipit Natalie Portman pranojnë ngjyrat lejla dhe jeshiltë. Sytë jeshil pranojnë ngjyrën rozë dhe të artë, sytë bojëqiell të tipit Gigi Hadid preferojnë ngjyrat me bazë portokalli. Për sy të zinj preverohen ngjyra si jeshilja dhe bluja por në tonalitetet e tyre më të errëta.

 

Një ide për tualetin e mbrëmjes
Për të arritur një pamje të vëçantë në darkë ju duhen 4 produkte, një laps i zi sysh dhe një laps ngjyrë i kuqërremte, dy pudra sysh, njëra me e errët dhe tjetra më e çëlët dhe një rimel. Përdorni lapsin e zi për pjesën e sipërme të syve ndërsa lapsin e kuqërremtë për pjesënn e poshtme të qerpikëve. Aplikoni në qepallë duke u nga mesi i qepallës drejtë pjesës së brendshme pluhërin me ngjyrë të çelur ndërsa atë me nuancë më të errët aplikojeni drejtë pjesës së jashtme. Të njejtin pluhur të errët por shumë pak aplikojeni edhe në lapsin me ngjyrë të kuqërremte. Aplikoni rimelin në qerpikë dhe gjithçka është gati!

 

Burimi: Elle Magazine

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF