Vera ka nevojë për veshje që bien në sy, por në rast se jeni një nga ata njerëz që nuk dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes atëherë ka një zgjidhje shumë të volitshme për ju. Mjafton të vishni një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve me një dizenjo që është në modë.
Për të gjetur atë që dëshironi ne po ju sjellim një galeri me fustane të këtij stili nga të cilat ju mund të krijoni një ide dhe të zgjidhni më të përshtatshmin. Ajo që është më e rëndësishmja është që ky model fustani mund të vishet edhe në verë edhe në vjeshtë! Super e përshtatshme! Të kombinuara me sandale dhe me çanta kashte në verë dhe të veshura me atletë ose mëetë sheshta në vjeshtë, ju do të jeni gjithmonë në ditët tuaja më të mira përsa i përket veshjes. Luani me ngjyrat, kombinoni sipas mënyrës tuaj për t’i dhënë gjithckaje stlin tuaj.



















