Alkoli shkakton çrregullim të hormoneve dhe ulje të mbrojtjes së sistemit imunitar duke çuar kështu në dehidratimin e lëkurës dhe krijimin e akneve.
Tortat me oriz. Ashtu si dhe ëmbëlsirat e tjera edhe tortat me oriz përmbajnë kalori “boshe” dhe kanë një nivel të lartë glicemik. Këta faktorë ndikojnë në përshpejtimin e procesit të plakjes duke i dhënë lëkurës tuaj një pamje të lodhur dhe krijimin e rrudhave.
Sushi përmban shumë kripë dhe karbohidrate duke krijuar kështu një lëkurë të fryrë dhe çrregullim të qarkullimit të gjakut.
Shumë produkte të bulmetit përmbajnë hormon rritjeje i cili përkeqëson gjëndrat e vajit të lëkurës, si pasojë lëkura juaj bëhet e yndyrshme dhe ju vuani nga aknet.
Drithrat që konsumohen në mëngjes përmbajnë një ingredient të modifikuar gjenetikisht duke duke shkaktuar kështu irritim, akne dhe alergji të lëkurës.
Lëngjet përmbajnë 5 lugë çaji sheqer dhe kanë mungesë fibrash duke kështu i japin lëkurës tuaj një pamje të vrazhdë dhe të lodhur.
Mishi i përpunuar (si për shembull sallami ) përmban shumë nitrat potasiumi dhe sodium, përbërës këta të cilët shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën e lëkurës tuaj duke shkaktuar gjithashtu plakje të parakohshme dhe fryrje të lëkurës.



















